FSK dhe KFOR-i e deminojnë një mjet shpërthyes në Lipjan

  • 22 October 2018 - 14:37
FSK dhe KFOR-i e deminojnë një mjet shpërthyes në Lipjan

Në fshatin Rubovc të Lipjanit dy ditë më parë, një person ka hasur në një mjet të dyshimtë shpërthyes, teksa ishte duke marrë dru.

Sipas raportit të policisë, në vendngjarje kishin dalë njësiti i FSK-së dhe KFORIT, duke larguar nga vendi mjetin e dyshimtë.

“Fshati Rubovc, Lipjan 20.10.2018 – 16:18. Është raportuar se dëshmitari mashkull K/Shqiptar derisa kishte qenë duke marrë dru kishte has në një mjet të dyshuar shpërthyes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i FSK-së dhe KFOR-it të cilët mjetin e dyshuar e kanë marrë me veti”.

 

(Kosova Sot)