Bashkëpartiakët e Merkel ia konfirmojnë Hotit përkrahjen për Kosovën

  • 22 October 2018 - 15:20
Bashkëpartiakët e Merkel ia konfirmojnë Hotit përkrahjen për Kosovën

Kryetari i grupit parlamentar te LDK-së, Avdullah Hoti , ka pritur sot në takim anëtarët nga CDU-së, Ulrich Beul, David A. Lüngen, Silvio Crapis dhe Besnik Kelmendi, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, për proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë dhe sfidat e tij të brendshme.

Hoti njoftoi anëtarët e CDU-së rreth qëndrimeve të LDK-së si parti opozitare në Kuvendin e Kosovës dhe vlerësoi lartë mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për shtetin e Kosovës, duke theksuar rëndësinë që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Gjithashtu ai vlerësoi lartë edhe bashkëpunim që ka LDK me CDU-në dhe i falënderoi ata për mbështetjen e vazhdueshme të cilën e japin përmes Fondacionit KAS.

Ndërsa, anëtarët e CDU-së falënderuan kryetarin e Grupit të LDK-së për pritjen, duke vlerësuar rolin e LDK-së në proceset zhvillimore nëpër të cilat po kalon shteti i Kosovës, si dhe konfirmuan përkrahjen e shtetit gjerman për Kosovën në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian.

 

(Kosova Sot)