Burrë e grua, me kancer të gjirit

  • 22 October 2018 - 16:37
Burrë e grua, me kancer të gjirit

Ken dhe Jane Gremling kanë ndarë çdo gjë prej se janë martuar, në vitin 1971, vetëm tri javë pasi që kishin filluar të dilnin. Por, ata kurrë nuk kishin pritur që do ta ndanin edhe diagnozën e kancerit të gjirit, me vetëm gjashtë muaj distancë. Këta bashkëshortë, gjyshër të një nipi dhe bashkëpronarë të një kompanie të patundshmërisë në Amherst, Ohajo, që të dy u diagnostikuan me tumore të ndjeshëm ndaj estrogjeneve, në gjirin e tyre të djathtë dhe, u detyruan që ta bënin heqjen e gjirit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kanceri i gjirit, i rrallë te meshkujt

Tani, ata konsiderohen të shëruar nga kanceri, pa pasur nevojë për kimioterapi, apo radioterapi dhe çifti shakaxhi thonë se, tani për tani, ju janë mërzitur gjërat që i kanë të përbashkëta. Kanceri i gjirit është shumë i rrallë te meshkujt, duke prekur rreth 2,500 meshkuj amerikanë në vit, krahasuar me rreth 250,000 femra. Edhe më të rralla janë rastet kur të dy bashkëshortët diagnostikohen në të njëjtën kohë. Ndoshta në këtë rast ka ndikim fakti që, të dy bashkëshortët janë rritur në Amherst, gjë që dmth se që të dy janë ekspozuar ndaj faktorëve të njëjtë të ambientit të jashtëm. Po ashtu edhe 'baseni' gjenetik i tyre është i ngjashëm. 

 

Reagimi dëshpërues

Kur ndokush diagnostikohet me kancer të gjirit, natyrisht se reagimi është katastrofal. Por, sipas Dr. Jame Abraham, drejtor të Programit "Breast Oncology" në Institutin "Taussig Cancer", meshkujt e diagnostikuar reagojnë edhe më me dëshpërim. Por, për habinë e tij, Ken kishte qenë disi gjakftohtë. Fakti që bëhet fjalë për një çift të dashur bashkëshortor, si dhe mbështetjen që ia kanë ofruar njëri-tjetrit, ka qenë faktor pozitiv në shërimin e tyre. 

 

(Kosova Sot)