Vdes norvegjezi që pengoi planin bërthamor nazist

  • 22 October 2018 - 19:09
Vdes norvegjezi që pengoi planin bërthamor nazist

Joachim Ronneberg, luftëtar i rezistencës norvegjeze, që sabotoi ambiciet për armë bërthamore të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, u nda nga jeta në moshën 99 vjeçare.

Në vitin 1943, ai drejtori një bastisje në një uzinë të armëve të rënda në rajonin jugor të Telemarkut të Norvegjisë.

Ndërsa operacioni u u përjetësua në filmin e Hollyëood të Heroes of Telemark në vitin 1965.

Ronneberg më vonë ka punuar si gazetar i radios dhe ka ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet e luftës tek të rinjtë.

Ai tha për BBC në vitin 2013 se e kuptoi rëndësinë e misionit vetëm pas bombave atomike që u hodhën në Hiroshima dhe Nagasaki të Japonisë në 1945.

"Ai është një nga heronjtë tanë të mëdhenj,"-tha kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg për agjencinë e lajmeve NTB.

Kush ishte heroi i norvegjez?

I lindur në vitin 1919 në qytetin e Aalesund, Joachim Ronneberg iku nga Norvegjia pasi nazistët e pushtuan në vitin 1940.

Atëherë 21 vjeç, u arratis me tetë miq me anije në Skoci, por ishte i vendosur të kthehej dhe të luftonte.

Gjermania në atë kohë kishte nevojë për të ashtuquajturën ujë të rëndë, me një grimcë atomike shtesë në bërthamën e hidrogjenit,  në garën e saj kundër aleatëve për të prodhuar një bombë atomike.

Sasi të mëdha të ujit të rëndë, ose oksid deuteriumi, u prodhuan vetëm në fabrikën Norsk Hydro në Rjukan, Telemark.

Por një ekip i vogël i ngarkuar për shkatërrimin e tij në vitin 1942 dështoi.

Pas një viti, Ronneberg zgjodhi një ekip prej pesë komandantësh të tjerë në një operacion aleatësh të koduar Gunnerside.

Ata u hodhën më parashuta në një rrafshnaltë, ecën me ski nëpër vend, zbritën në një luginë dhe kaluan një lumë të akullt përpara se të përdorin linjën hekurudhore për të hyrë në impiant dhe për të vendosur eksplozivët e tyre.

Pas shpërthimit, burrat u arratisën në Suedinë fqinjë duke bëri ski 320 km nëpër Telemark, pavarësisht se po ndiqeshin nga rreth 3,000 ushtarë gjermanë.

Operacioni, i shoqëruar me sulmet ajrore amerikane, bëri që gjermanët të braktisnin planet e tyre dhe më vonë u përshkrua si akti më i suksesshëm i sabotazhit të Luftës së Dytë Botërore.

 

(Kosova Sot)