Përveç Mustafa Nanos, edhe këta gazetarë, analistë e artistë u paguan nga Greqia

  • 22 October 2018 - 19:31
Përveç Mustafa Nanos, edhe këta gazetarë, analistë e artistë u paguan nga Greqia

Prej disa ditësh lajmi se Greqia ka shpenzuar miliona euro përmes fondeve sekrete për të paguar mediat e gazetarët shqiptarë me qëllim mbrojtjen e interesave të tyre po bën shumë bujë dhe ka tensionuar edhe njëherë situatën në vend.

Ishin mediat greke ato që fillimisht publikuan emrat e mediave që kishin përfituar nga kjo aferë. Ndërkohë po mediat fqinje kanë nxjerrë të tjera detaje nga ky skandal. Një milion euro mësohet të jetë dëmi që ministria e Jashtme greke ka shkatuar pas kontrollit të kryer. Këto çeqe janë firmosur nga Niko Kotzias tashmë i dorëhequr .

Ndërkohë është publikuar edhe lista me gazetarët shqiptarë, pronarë portalesh, aktorë dhe politikanë të njohur të cilët shërbenin për interesat e diregjuar nga ish ministrit Kotzias.

Lista:

Qamil Lirza, petagog në universitet ka përfituar gjithsej 63.000 Euro.

Olta Gixhari, aktore 12.000 Euro

Shpëtim Idrizi, kryetar i partisë Kryesore Çame në Shqipëri 340.000 Euro

Dashamir Tahiri, ish deputet i partisë së çamëve ka përfituar 25.000 Euro.

Eni Vasili, gazetare Tv, ka përfituar 20.000 Euro.

Mustafa Nano, gazetar Tv ka përfituar 30.000 Euro.

Artur Zheji, Kosta Braka, Henri Çili, Artan Hoxha , Alfred Çako, Mentor Nazarko, Ardit Gjebrea, Ervin Salianji, Mentor Nazarko, Noizy, Rudina Magjistari, Erion Veliaj, Anila Basha, Sonila Meço, dhe shumë të tjerë përbëjnë pjesën tjetër të parave prej 1 milion Euro të shpërndara dhe shpërdoruar me urdhër të ish ministrit Kotzias.

Gazetarët e këtij lajmi E.Tofinou dhe H.Jakopoulos të gazetës “Eleftheri Ora” kanë hulumtuar se përse e ka bërë Kotzias një gjë të tillë dhe për këtë arsye kanë intervistuar politologun Grek Nikiforos Diamanduros dhe ai është shprehur se:

“Nuk është hera e parë që një shtet paguan para të shpërndara në këtë mënyrë, e kanë bërë parardhësit e Kotzias, e kane bëre shtete të tjera do e bëjnë përsëri, është një lojë e shërbimeve të huaja që e bëjne vazhdimisht në shtete rivale ose mike por Kotziaz ” u kap ” prandaj përbën lajm.”

I pyetur më tej nga gazetarët ai është shprehur se: “Paratë e shtetit Grek kanë filluar të futen në Shqipëri që pas luftës së Kosovës, pasi shërbimet e fshehta greke zbuluan se ata që mbeshteten shqiptaret në atë luftë po përgatiteshin me zbulimin e personazheve ushtarake, pjesëmarrës në atë luftë që më vonë u përdoren dhe po përdoren si politikanë si në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.

Frika se këto grupe te financuar nga qeveri te ndryshme mund te krijonin edhe Ushtri per te kerkuar territor në dem te Greqise, pershembull çamët, ketu ka fill edhe ajo qe ne sot njohim si shteti i Çamerise dhe fillesat i ka me ushtrine Çlirimtare të Çamërise e cila u ideua pikërisht që në 1999 dhe u shfaq për here të parë ne vitin 2005 nën udhëheqjen e Festim Lato, i cili është sot President i Çamërisë, Hisen Berisha, kryetar Balli Kombëtar, Mirsad Ndrecaj i vrarë gjatë luftimeve me ushtrinë maqedonase të Veriut në atë që njihet si Incidenti i Kumanovës .

Beg Rizaj, gjithashtu i vrarë në të njëjtën mënyrë si Ndrecaj pasi ishin pjesëmarres sëbashku. Baza e kësaj ushtrie ishte Bestrova në Vlore .

Pra kush i financoi këta që në 2005?

Festim Lato ishte në Holandë, çfare e solli në Shqipëri, po lobi Hebre a ka ndikuar, disa thonë CIA mbase Mosad, pra janë paguar para dhe Greqia bëri të njejtën gjë si kundërshti për këtë organizim financoi ngjitjen në karrierë të Shpëtim Idrizit duke ndërhyre tek Fatos Nano që ky të bëhej Drejtor Doganash që me anë të korrupsionit të bënte para për të marrë në kontroll partinë e çameve, qe mos të mbështesnin këte ushtri dhe ia arritën na shpëtuan nga një kercenim që nuk lejuan Festim Lato dhe të tjerë të hapnin konfliktin me ne duke e shpallur ate armik.

Pra ne atë betejë e fituam, por tani situata është shumë e njëjte, zoti Kotzias ka bërë të pamundurën që Shtetit te Çamerisë t’i bëhet bllokadë mediatike në Shqipëri, por nuk e di për se ka paguar aktorë, (qesh)”, ja përfunduar politologu.

(Kosova Sot)