Mustafa ruhet edhe nga KFOR-i, shkak kërcënimet e VV-së

  • 04 September 2015 - 11:22
Mustafa ruhet edhe nga KFOR-i, shkak kërcënimet e VV-së

Një numër i madh i Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të KFOR-it kanë siguruar hyrjen e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa në ndërtesën ku do të mbahet ceremonia për 16 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës.  

Ky numër i shtuar ka ardhur si rezultat i një paralajmërimi të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën kanë njoftuar se do ta kenë një aktivitet afër ku po mbahet kjo ceremoni, transmeton kp. Megjithatë deri tash aty nuk janë parë aktivistë të Vetëvendosjes.