VV e quan Mustafën frikacak

  • 04 September 2015 - 11:37
VV  e quan Mustafën frikacak

(I plotësuar) 12:34 -Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë përfunduar aktivitetin meqë kryeministri Isa Mustafa ka dal nga hyrja tjetër.

Pas përfundimit të ceremonisë së Policisë së Kosovës, këta të fundit kanë hapur një rrugë të vogël për t’i mundësuar kalimin e të pranishmëve në këtë ceremoni. Megjithatë, andej nuk kaloi kryeministri Mustafa.

Aktivistët e VV-së e quajtën frikacak kryeministrin Mustafa duke thënë se ai nuk ka guxuar të përballet me ta. 

-----------------------------------------------------------------------

11: 37 VV-Policisë: Mos i qëndroni besnik Isës se ka Besnikun që i jep tendera

Aktivistë të Vetëvendosjes kanë vendosur një pankartë me mbishkrimin "Mos i qëndroni besnik Isës, se ka Besnikun e vet që i jep tendera”.

Aktivistët po i bëjnë thirrje policisë që të mos e mbrojnë Isa Mustafën sepse ai po i jep tendera djalit të vet sa gjashtë paga të tyre.  

Valdrin Ahmeti, aktivist i VV-së, u ka bërë thirrje policëve që mos ta mbrojnë kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

"Nëse marëveshjet janë të mira nuk ju kish thirr me ju vesh me jeleka antiplumb. Ne nuk kemi asgjë kundër Policisë së Kosovës”, ka thënë ai.