“Me marrëveshjen me Greqinë, Shqipëria do të humbasë detin”

  • 22 October 2018 - 23:58
“Me marrëveshjen me Greqinë, Shqipëria do të humbasë detin”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur edhe për negociatat aktuale të qeverisë shqiptare me atë greke për kufirin detar.

Sipas tij, çështja do të shkonte në Gjykatën Ndërkombëtare, e cila do të përcaktonte edhe vijën kufitare, por negociatat e rihapura nga qeveria Rama po rrezikun një pjesë të detit.

“Unë nuk lëshova asnjë milimetër, u thashë do shkojmë në Gjykatë. Kur e rrëzoi Gjykata Kushtetuese, grekët tentuan të bënin manovrën që po bëjnë me këta. Marrëveshja thoshte se çështja shkonte në Gjykatën ndërkombëtare nëse ajo do të dështonte. Pala greke u ka thënë se nuk e njohin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kaq do të mjaftonte për të mos vijuar më negociatat”, deklaroi Berisha.

 

(Kosova Sot)