Tërmeti me magnitudë 6.6 goditi Kanadanë, s’ka alarm për Cunam

  • 23 October 2018 - 00:08
Tërmeti me magnitudë 6.6 goditi Kanadanë, s’ka alarm për Cunam

Një tërmet me magnitudë 6.6 është regjistruar para disa orësh në Kanada, në British Kolumbia.

Për momentin nuk ka njoftime për dëme dhe nuk ka paralajmërim për Cunam.

Lajmin e bën të ditur observatori gjeologjik Amerikan që sqaron që epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 300 kilometra nga Tofino në një thellësi 10 kilometra.

Pas lëkundjes së fuqishme të tjera më të lehta kanë pasuar.

 

(Kosova Sot)