Putin: Kriza me refugjatë në BE nuk është e bafasishme, paralajmrova

  • 04 September 2015 - 11:41
Putin: Kriza me refugjatë në BE nuk është e bafasishme, paralajmrova

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia së fundmi ka tërhequr vërejtjen për shume probleme me të cilat do të përballet Evropa si pasojë e politikave perëndimore në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën veriore, si dhe si pasojë e grupeve terroriste që terrorizojnë popullatat në këto vende. Duke u nisur nga kjo, Putin ka thënë se kriza me refugjatë në BE nuk është e bafasishme.

“Mendoj se krizat kanë qenë absolutisht të pritshme”, u ka thënë Putini gazetarëve në Forumin Ekonomik lindor në Vladivostok, transmeton Indeksonline.

“Ne në Rusi, dhe unë personalisht, disa vite më herët, patëm paralajmëruar se probleme të mëdha do të ndodhin, nëse parterët e ashtuquajtur perëndimorë vazhdojnë të zbatojnë politikat e tyre të mangëta, veçanarisht në rajonet e banuara me myslimanë, në Lindje të Mesme dhe në Afrikën veriore”, ka thënë Putin.