Trupi i djaloshit sirian kthehet në Siri

  • 04 September 2015 - 11:52
Trupi i djaloshit sirian kthehet në Siri

Abdullah Kurdi, babi i fëmijës sirian Aylan Kurdi, trupi i të cilit u gjet në brigjet e detiti turk, ka vendosur që trupat e pajetë të gruas dhe dy djemve të tij, t’i kthejë sërish për varrim në rajonin kurd të Sirisë, raporton AP.

Imazhi i djaloshit trevjeçar Aylan Kurdi, i shtrirë i vdekur në bregdetin turk, ka tërhequr vëmendjën e botës, pas valës së migrimit, të nxitur nga lufta.

Një konvoj me automjete ka hyrë në qytetin Kobani të Sirisë, nga kufiri me Turqinë.

Ligjvënësit turq kanë shoqëruar Abdullah Kurdin për Kobani, përderisa gazetarët janë ndaluar në një pikë kontrolli, tre kilometra larg kufirit, transmeton Rel.

Aylan Kurdi është mbytur së bashku me vëllaun e tij pesë vjeç, Galip Kurdi, dhe nënën e tyre, Rehana Galip, teksa po mundoheshin të arrinin në ishullin Kos të Greqisë.