Ministri i Brendshëm serb: Pranimi i Kosovës në INTERPOL, katastrofë për të gjithë

  • 23 October 2018 - 09:50
Ministri i Brendshëm serb: Pranimi i Kosovës në INTERPOL, katastrofë për të gjithë

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, mendon se çdo kërkesë për pranimin e Kosovës në INTERPOL është politizim i kësaj organizate profesionale policore.

Nebojsha Stefanoviq ka thënë se pranimi i mundshëm do të përbënte një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Kjo do të ishte një precedent që është në kundërshtim me rregullat e INTERPOL-it të cilat në mënyrë strikte dhe pa mëdyshje parashikojnë se vetëm shtetet anëtare të OKB-së dhe vëzhguesit e OKB-së mund të jenë anëtarë të INTERPOL-it”, ka theksuar ai.

Tutje, Stefanoviq ka shtuar se nëse Kosova do anëtarësohet në INTERPOL do të jetë thjesht një vendim politik, i cili nuk është i bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe pasojat do të jenë të dëmshme jo vetëm për Serbinë, por për të gjitha vendet anëtare të botës.