Ulje temperaturash në bregdetin shqiptar

  • 23 October 2018 - 10:00
Ulje temperaturash në bregdetin shqiptar

Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me vranësira të dendura e gradualisht në shpërbërje në pjesën veriore e në atë qendrore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët në orët e para të mëngjesit. Në ekstremin jugor reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 2-18 m/sek., me rrahje dhe intensive përgjatë vijës bregdetare.

Deti parashikohet i forcës 3-4 ballë, me lartësi vale 1,2 – 1,8 metra.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër 12/20 diell shi

Kukës 7/14 re shi

Lezhë 14/21 diell shi

Dibër 6/13 re shi

Durrës 13/23 diell shi

Tiranë 11/23 diell shi

Elbasan 12/21 re shi

Berat 9/23 re shi

Vlorë 12/21 diell shi

Korçë 7/15 re shi

Gjirokastër 6/22 re shi

Sarandë 12/21 re shi.

(Kosova Sot)