Kushner: Arabia të zbardhë vrasjen e gazetarit, bota po e ndjek me vëmendje

  • 23 October 2018 - 10:06
Kushner: Arabia të zbardhë vrasjen e gazetarit, bota po e ndjek me vëmendje

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner tha të hënën se i kishte kërkuar princit të kurorës së Arabisë Saudite të ishte transparent për vrasjen e Jamal Khashoggi dhe i tha atij “bota po e sheh” rrëfimin e Rijadit për zhdukjen e gazetarëve.

Gazetari Khashoggi, një kolumnist i Washington Post dhe kritik i princit të kurorës Mohammed bin Salman, sundimtari de facto i mbretërisë, u zhduk para tre javësh pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll për të marrë dokumente për martesën e tij të ardhshme.

 

Riad fillimisht mohoi të ketë dorë në zhdukjen e tij, ndërsa të premten në mbrëmje pranoi se ai u vra në një përleshje në konsullatë, një reagim i cili u pa në mënyrë skeptike nga disa qeveri perëndimore, duke i tensionuar marrëdhëniet me eksportuesin më të madh të naftës në botë.

Në versionin e saj, Arabia Saudite tha se situata kishte dalë jashtë kontrollit dhe se do të ndëshkonte personat e implikuar në vrasjen e gazetarit, ndërsa së fundi ka thënë se shumë shpejt do të zbardhë të plotë ngjarjen e 2 tetorit.

(Kosova Sot)