Detaje të reja nga tentim vrasja me bombë ndaj George Soros

  • 23 October 2018 - 10:24
Detaje të reja nga tentim vrasja me bombë ndaj George Soros

Policia e Nju Jorkut njoftoi se ka shpërthyer në mënyrë të kontrolluar një bombë që u gjet në shtëpinë e biznesmenit miliarder George Soros në New York, njofton BBC. Pakoja u zbulua në një kuti postare nga një punonjës i Soros, që njoftoi autoritetet para se ta çonte atë në një zonë me pemë aty afër. Incidenti ndodhi të hënën pasdite dhe po hetohet nga FBI.

Soros është bërë një objektiv i shpeshtë për kritikat nga grupet e krahut të djathtë për mbështetjen që u jep kauzave liberale.

Miliarderi nuk ishte në shtëpinë e tij në qytetin Bedford në Westchester Couty në kohën e incidentit, thanë burimet.

“Një punonjës i rezidencës hapi pakona dhe pa atë që dukej se ishte një pajisje shpërthyese”, tha një zyrtar i Policisë së Bedford për New York Times.

Policia u njoftua në orën 15:45 me orën lokale ose 20:45 GMT. Teksikët e skuadrave të bombave më vonë e shkatërruan atë.

 

(Kosova Sot)