E ndau nusen e djalit sepse i bëri magji kunatës, vjehrra i bën gjëmën 33-vjeçares

  • 23 October 2018 - 10:32
E ndau nusen e djalit sepse i bëri magji kunatës, vjehrra i bën gjëmën 33-vjeçares

33-vjeçarja me origjinë nga Peqini, Xhevahire Mehmeti, ka rrëfyer ditën e sotme historinë e saj të dhimbshme në emisionin 'Me zemër të hapur', ku ka kërkuar dhe të drejtën e mëmësisë.

Prej një viti, vjehrra e kishte ndarë atë nga bashkëshorti, pasi sipas vjehrrës, Xhevahirja i kishte bërë magji kunatës. Kunata ishte divorcuar dhe ishte kthyer në shtëpi dhe për këtë fakt fajësonin Xhevahiren.

"Pesë vite kemi qenë të lumtur. Pas pesë viteve vjehrra më akuzoi se i kisha bërë magji vajzës së saj, kunatës time dhe më ndau nga burri. Ai e besoi. Erdhi një grua nga Maqedonia në shtëpi, hodhi zaret në tapet. Ajo tha se ju ka bërë nusja magji. Ishte hera e dytë që vinte. E thërriste tezja e bashkëshortit tim, sepse është e martuar në Maqedoni."- ka rrëfyer Xhevahirja.

Divorci mes çiftit u krye në mars të vitit të kaluar dhe gjykata vendosi që 3 vajzat e tyre të moshës 9, 7 dhe 6 vjeç, të qëndronin me babain, ndërsa nëna duhet të paguante detyrimin ushqimor dhe të takohej me to vetëm në datat e vendosura nga gjykata.

 

(Kosova Sot)