Detaje nga aksidenti në rrugën “B”, vdes një grua, arrestohet shoferi i veturës 20-vjeç

  • 23 October 2018 - 10:57
Detaje nga aksidenti në rrugën “B”, vdes një grua, arrestohet shoferi i veturës 20-vjeç

Dje rreth orës 16:00, në rrugën “B” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë ka humbur jetën një këmbësore. Bëhet fjalë për gruan me inicalet L.A (30-vjeçare). Lëndime trupore ka pësuar edhe një femër tjetër 23-vjeç.

Për këtë rast policia ka arrestuar shoferin e veturës L.M (20-vjeç), tha policia.

“Ngasësi i automjetit BMË,  L. M,  mashkull 20 vjeç, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit  prej 48orësh.

Trupi i viktimës L. A.  është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

(Kosova Sot)