Cameron: Britania do t’i ndihmojë refugjatët

  • 04 September 2015 - 13:24
Cameron: Britania do t’i ndihmojë refugjatët

Kryeministri britanik David Cameron thotë se Britania e Madhe do të pranojë “mijëra refugjatë të tjerë” nga Siria për të ndihmuar Evropën që t’i bëjë ballë fluksit me migrantë dhe refugjatë.

Cameron tha sot se shteti i tij tashmë është pajtuar që të marrë rreth 5 mijë sirianë që po largohen nga luftërat në shtetin e tyre, por derisa kriza po rritet, është lënë e hapur mundësia që të strehohen edhe me shumë.

Ai përmes një deklarate gjatë vizitës së tij zyrtare në Portugali, tha se qeveria e tij do të njoftojë javën e ardhshme se sa migrantë mund të marrë.

Ai tha se Britania e ka ndërmend të marrë refugjatë sirianë direkt nga kampet refugjate në Lindje të Mesme, jo nga vende të Evropës, transmeton Kosova.Info

Ai tha se “Britania do të veprojë me kokë dhe me zemër” për këtë çështje. Ai nuk u përgjigj asnjë pyetje të gazetarëve.