Ja sa hargjuan Ismajli e Ahmeti për shkuarjen në Danimarkë

  • 04 September 2015 - 13:31
Ja sa hargjuan Ismajli e Ahmeti për shkuarjen në Danimarkë

Kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismaili kanë udhëtuar drejtë Danimarkës në përkrahje të Kombëtares Shqiptare, e cila sonte ndeshet me këtë shtet.

Në një postim në Facebook, Ismajli ka treguar mënyrën se s’i kanë shkuar deri në Kopenhagë dhe sa para kanë harxhuar për këtë udhëtim.

Lexoni postimin e plotë të Ismajlit:

Mbërritëm me Shpendin e me gra në Suedi, tuj u ba gati për ndeshjen në Danimarkë. Takuem shumë njerëz dashamirë, morëm shumë komente mirëseardhjeje në Malmö e Kopenhagë. Plot shpresojmë me i takue në ndeshje, ose mbas.

Por, në mesin e komenteve të njerëzve, ishin edhe do të tipit "A me pare të Komunës a të Kuvendit shkuet?" Jo. Me pare të servisimit të BMË-së së Isa Mustafës shkuem.

Unë e përcjelli Kombëtaren nëpër Evropë prej viti 1994, prej moshës 21 vjeçare. Jam me Tifozat Kuq E Zi hala pa u formue ata. Jam bashkautor i logos së TKZ.

Ka pasë raste kur centat e fundit i kam shpenzue në njanin prej 15 shteteve që i kam shetitë qeto 21 vjet. Kam me vazhdue njajtë deri t'ma do zemra.

Qysh i shpenzojmë na rrogat tona e të grave tona, edhe ditët e pushimit, s'ish dashtë me i hy n'udhe kurrkujt, përderisa nuk e keqpërdorim paren publike.

E na nuk e keqpërdorim. As nuk flejmë nëpër hotele të luksoze, as nuk hajmë kavijara e pijmë vena të shtrejta me pare të vjedhta. Nëse keni ankesa për mospunën tonë, lirisht ankonu, mos na votoni herën e ardhshme, amo me na akuzue për diçka që nuk e kemi ba, s'kemi me ia lejue askujt.

Benzina deri në Shkup, bashkë me parking, 10 euro për person. Aeroplani për Malmö, 60 euro për person. Biletat, si anëtarë të TKZ, nja 40 euro për person, Shpendi pa pare, prej FSHF. Mikpritja e dostave tepër, tepër, tepër të mirë nëpër Skandinavi, nuk ka çmim. Për krejt tjerat është MasterCard. Tybe sen s'po na vyen MasterCard, kur kemi qesi miqsh.

Prandej, rilleks, hejtera. Na Hashima e Isa s'kemi me u ba asnjiherë, sado që ju keni dëshirë, paret as nuk kemi me ju vjedhë, as me ju keqpërdorë. Mbas dy ditësh kthehemi me e rrëzue qeverinë, e ndeshjeve të Kombëtares nuk kemi me ia 'da.

Tybe, bani u kualifikuem për Francë, sytë 2 javë s' keni me na pa. Qe 20 vjet po kursej për qeta.

Edhe keni me na dashtë daha ma shumë, kur të kthehemi me 3 pikë.

Mpuq.

(Kosova Sot)