QARRI: PDK-JA DHE PSD-JA PO E NDAJNË TALLIN PËR TENDERË E LEJE NDËRTIMI

  • 23 October 2018 - 17:44
QARRI: PDK-JA DHE PSD-JA PO E NDAJNË TALLIN PËR TENDERË E LEJE NDËRTIMI

Ndërsa, sipas analistit politik Gani Qarri, lidhjen e ngushtë në mes të PSD-së dhe PDK-së po e konfirmon në deklaratat e tij të shpeshta publike edhe një nga eksponentët kryesorë të PDK-së dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Thaçit, Xhavit Haliti, i cili sipas Qarrit, po e përsërit për të satën herë se ish- kryetari i PDK-së dhe presidenti aktual i vendit, Hashim Thaçi, ka pasur dhe vazhdon të ketë ndikim të madh në të gjitha partitë politike, përfshirë LDK-në dhe Lëvizjen "Vetëvendosje". "Se z. Haliti ka plotësisht të drejtë, këtë po e dëshmojnë tanimë hapur Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu dhe e ashtuquajtura 'parti' e tyre PSD, të cilët, siç duket, kanë qenë "Kali i Trojës" në VV, të deleguar nga klani "Pronto" dhe SHIK-u famoz i nëntokës kriminale aty. Kjo po dëshmohet edhe nga fakti se tanimë janë bërë edhe publikisht pothuajse NJË- klika e Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut me klanin "Pronto", PDK-në dhe Kadri Veselin, të cilat, PDK-ja dhe PSD-ja, bashkëpunojnë si është më së 'miri', në nivel komunal dhe në atë qendror, thuajse janë një parti politike dhe po e ndajnë tallin për tenderë e leje ndërtimi, pa asnjë kundërthënie së bashku", vlerësoi Qarri. "As Prokuroria e shkelur dhe e sunduar nga PDK-ja nuk po u nxjerr kurrfarë telashe atyre, madje nuk bën publike as tabulatet e telefonatave dhe mesazheve telefonike ne mes të zyrtareve të lartë të PSD-së dhe zyrtarëve të PDK-së, përmes të cilave mund të zbardhen faktet se si ministrat e PDK-së, pandalshëm bëjnë pazare me Dardan Sejdiun dhe Shpend Ahmetin për interesa të të dyja palëve si ne nivelin qendror, ashtu edhe ne atë lokal në Komunën e Prishtinës. Madje, vetë Shpend Jahti me klikën e tij po dëshmohen si një kopje identike e PDK-së dhe degë besnike e klanit "PRONTO", të cilët nuk bëjnë asgjë tjetër, përveç zhvatjes në krim të organizuar të buxhetit,pronave dhe resurseve publike, pa harruar me këtë rast shantazhin e bllokimin ndaj bizneseve jashtë domenit të tyre, që ndodh, sidomos në kryeqytet, komunën që udhëhiqet nga një klan tipik mafioz në shërbim të mafiooligarkëve, gjë që po dëshmon hapur se Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu dhe PSD-ja e tyre, realisht janë vetëm një satelit i pushtetit të inkriminuar dhe mafisë politike e biznesore, jo vetëm në kryeqytet", tha Gani Qarri për "Kosova Sot".

 

(Kosova Sot)