Në kërkim të punës, CV-is i bashkoj edhe foto nudo

  • 04 September 2015 - 14:10
Në kërkim të punës, CV-is i bashkoj edhe foto nudo

Të kërkosh punë mund të jetë stresuese dhe të të çojë në gabime. I ka ndodhur një 23-vjeçari nga Çikago, i cili pa e vënë re, i ka dërguar një “selfie” të sikletshme, ku shfaqej nudo, përgjegjësit të personelit të një kompanie.

Sipas gazetës amerikane “Chicago Tribune”, drejtori i burimeve njerëzore është trembur dhe ka kontaktuar policinë. Djaloshi ka shpjeguar që foton donte ta dërgonte në një tjetër destinacion, por vendi i punës tashmë ishte sfumuar, transmeton Ora.

Agjenti i policisë ka ndërhyrë për të zgjidhur problemin e silkletshëm dhe ka thirrur të riun të ketë më shumë vëmendje në të ardhmen: “Herën e ardhshme, nëse kërkon një punë, të jesh më i kujdesshëm”,  i ka thënë polici.