“Trump dhe Putin mund të zgjidhin problemet e botës së bashku"

  • 23 October 2018 - 20:45
“Trump dhe Putin mund të zgjidhin problemet e botës së bashku

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu është shprehur se Moska dhe Washingtoni mund të zgjidhin një numër problemesh globale nëse punojnë së bashku, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti.

Ai e bëri deklaratën gjatë një takimi me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare në SHBA, John Bolton.

"Kjo ka të bëjë edhe me çështjet strategjike të parandalimit bërthamor, dhe sigurisht me çështjet e zgjidhjes së konflikteve të mëdha që vazhdojnë prej shumë kohësh,"tha Shoigu.

"Unë jam i sigurt se dhe ndërmarrja e hapave të vegjël do ndihmojnë në marrëdhëniet tona dhe në rivendosjen e besimit”, shtoi ai.

Shoigu dhe Bolton u takuan mëngjesin e së martës, në ditën e dytë të vizitës së John në Moskë.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA pritet të takojë Presidentin rus Vladimir Putin më vonë gjatë ditës.

Sipas Ministrit rus të Mbrojtjes, dialogu midis vendeve u lehtësua nga takimi mes Vladimir Putin dhe Donald Trump në Helsinki.

 

 

(Kosova Sot)