Padia e 'AXOS'-it mund t'i kushtojë miliona Kosovës

  • 04 September 2015 - 07:37
Padia e 'AXOS'-it mund t'i kushtojë miliona Kosovës

Dështimi i privatizimit të PTK-së shqyrtohet në Arbitrazh ndërkombëtar

Ish-Qeveria 'Thaçi' e dështoi procesin, pasi u shpall fituesi

Paditësi ka angazhuar 'Herbert Smith Freehills', një kompani ligjore me mjaft përvojë në fushën e arbitrazhit dhe kontesteve ndërkombëtare investive midis shteteve dhe investitorëve të huaj, e cila është e pranishme në pesë kontinente. Ndërsa Qeveria e Kosovës akoma nuk ka zgjedhur avokatët (apo kompaninë e avokatisë), e cila do të përfaqësojë Kosovën në këtë proces të arbitrazhit

Dështimi i privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), Qeverisë së Kosovës mund t'i kushtojë me miliona euro. "ACP Axos Capital" GMBH, kompania e shpallur fituese nga Qeveria për blerjen e 75 për qind të aksioneve të PTKsë, tashmë e ka dërguar Qeverinë e Kosovës në arbitrazh, për moszbatimin e kontratës. Kryeministri Isa Mustafa në mbledhjen e së mërkurës e ka autorizuar Ministrinë e Zhvillimit për inicimin e procedurave për arbitrazh drejtuar institucioneve të Kosovës. Qeveria ka ndarë për një përfaqësim profesional sa më dinjitoz në këtë rast 200 mijë euro. Analistë vendorë fajin ia kanë lënë ish-Qeverisë së Kosovës, por edhe kësaj të tanishmes, e cila deri më tash nuk kanë angazhuar asnjë avokat lidhur me rastin, ndonëse që kur ka dështuar privatizimi i PTK-së është ditur se rasti mund të shkojë në Arbitrazhin ndërkombëtar. Analisti Arian Zeka, drejtor ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane (AMCH), tha se Oda ka kundërshtuar fuqishëm dështimin e përpjekjes së dytë të privatizimit të PTK-së, për shkak se ka besuar fuqishëm se dështimi do të ndikojë në dëmtimin e imazhit të PTK-së, por edhe të shtetit në përpjekjet për të tërhequr investime të huaja... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)