Miliarderi egjiptian ka gjetur zgjidhjen për krizën e emigrantëve (Foto)

  • 04 September 2015 - 15:36
Miliarderi egjiptian ka gjetur zgjidhjen për krizën e emigrantëve (Foto)

Një miliarder egjiptian ka shprehur dëshirën për të blerë një ishull nga Greqia apo Italia dhe t’a zhvillojë atë për të ndihmuar qindra e mijëra njerëz që largohen nga Siria dhe konflikte të tjera.

Manjati i telekomit, Naguib Sawiris, për këtë iniciativë ka njoftuar në Twitter.

 "Greqia apo Italia le të më shesin një ishull dhe unë do e pavarësoi atë vend për emigrantët dhe do të siguroj vende pune për ta ndërtuar vendin e tyre të ri,“, ka thënë ai, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Më shumë se 2.300 njerëz kanë vdekur në det duke u përpjekur për të arritur Evropën që nga janari, shumë prej tyre sirianë që u larguan nga konflikti më shumë se katër vjeçar të vendit të tyre.

Komentet e tij vijnë vetëm pak ditë pas publikimit të imazheve të dhimbshme të djalit tre-vjeçar sirian, Aylan Kurd,  trupi i pajetë i të cilit u gjet në një plazh turk.

A policeman on a Turkish beach gently recovers the body of little Aylan, 3, who washed up on the beach

Sawiris tha në një intervistë televizive se ai do të t'ia ofrojë planin e tij qeverive të Greqisë dhe Italisë.

I pyetur nëse ai besonte se mund të punojë, ai tha: "Sigurisht kjo është e mundur."

'Ju keni dhjetëra ishuj që janë të shkretë dhe mund të strehojnë qindra mijëra refugjatëve ".

Sawiris ka thënë se ai është i gatshëm të ofrojë deri në 100 milionë dollarë për të blerë këtë ishull. Atyre , sipas tij do t’iu ndërtohen shtëpitë, shkolla dhe spitale.

Ai pranoi se një plan i tillë do të mund të përballet me sfida, duke përfshirë vështirësitë për të bindur Greqi apo Italinë për të shitur një ishull.

“Por ata të cilët do të strehohen do të trajtohen si "qenie njerëzore", tha ai.

(Kosova Sot)

Laid to rest: The bodies of Aylan, Galip and Rehan were laid to rest in a cemetery in Kobane, Syria todayGrief: Abdullah Kurdi weeps as he arrives in KobaneAylan, Galip and Rehan's coffinsRehan Kurdi, pictured holding her 3-year-old son Aylan, also died when the boat sank off the coast of Turkey