Jahjaga, javën e ardhshme vizitë zyrtare në Tiranë

  • 04 September 2015 - 15:55
Jahjaga, javën e ardhshme vizitë zyrtare në Tiranë

Në datat 10 dhe 11 shtator, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Ajo do të pritet në takime të veçanta nga presidenti Nishani, kryeministri Edi Rama dhe Kreu i Kuvendit Ilir Meta.

Jahjaga do t’u drejtohet me një fjalim edhe deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë.