Batalioni serb në FAK punë e panjohur për NATO-n

  • 04 September 2015 - 15:58
Batalioni serb në FAK punë e panjohur për NATO-n

Komandanti Suprem i NATO-s për Evropën, gjeneral Philip Breedlove ka thënë sot në Kosovë se nuk ka dëgjuar asnjëherë rreth idesë që serbët ta kenë një batalion brenda Forcave të Armatosura të Kosovës.

Zyrtari i lartë ushtarak i Aleancës Veri-Atlantike këto deklarata i bëri gjatë një konference të përbashkët me Komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Guglielmo Luigi Miglietta.

Ndërsa vetë kreu i KFOR-it, theksoi se fillimisht i përkrahin Forcat e Sigurisë të Kosovës dhe më pas pritet të shihen proceset e tjera të kësaj force.

Kurse, mysafiri i Miglieta-s, Breedlove gjatë vizitës së sotme në vendin tonë  foli edhe për misionin e Aleancës Veri-Atlantike në Kosovë duke shtuar se nuk e di saktë se kur ai do të përfundojë punën e tij..

Komandanti Suprem i NATO-s për Evropën, ka theksuar  poashtu se janë shmë të angazhuar e posaçërisht kohëve të fundit që të ofrojnë siguri në territorin e Kosovës, transmeton Klan Kosova.