Britania, 100 milionë funta për refugjatët, hap dyert për mijëra të tjerë

  • 04 September 2015 - 18:50
Britania, 100 milionë funta për refugjatët, hap dyert për mijëra të tjerë

Britania e Madhe do të pranojë mijëra refugjatë sirianë, për të zbutur krizën e emigrantëve.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Britanisë, David Cameron.

Ende nuk është bërë i ditur numri i refugjatëve që do të pranojë, por do të pranohen ata sirianë nga kampet në Siri dhe jo ata që tashmë janë vendosur në Evropë raporton BBC, transmeton Gazeta Kosova Sot Online.

“Britania do të veprojë me kokë dhe zemër për të ndihmuar ata kur kanë më së shumti nevojë”, është shprehur Cameron.

Poashtu, ai ka njoftuar se janë ndarë 100 milionë funta për refugjatët në kampet në Siri, Jordani,  Turqi dhe vende të tjera.

(Kosova Sot)