Huliganët sulmojnë refugjatët në Budapest (Video)

  • 04 September 2015 - 19:15
Huliganët sulmojnë refugjatët në Budapest (Video)

Një grup i tifozëve i kanë sulmuar refugjatët në stacionin e trenave në Budapest, policia nuk ka arritur t’i ndaloj edhe pse gjatë tërë ditës kanë qenë të mbledhur në qendër të qytetit.

Huliganët hungarezë kanë hedhur petarde, gurë dhe bomba tymi në drejtim të refugjatëve, kurse ata janë përgjigjur me hedhje të shisheve të plastikës dhe këpucëve, raportojnë mediat hungareze.

Refugjatët kanë formuar zinxhir njerëzor ndërmjet policisë dhe gratë e fëmijët kanë brohoritur “Fashist, fashist”.

Askush nuk është arrestuar.

Policia megjithatë ka arritur ta qetësojë situatën dhe eskalimin e përleshjeve, kurse më pas tifozët janë drejtuar për në stadiumin e Budapestit, ku sonte përfaqësuesja hungareze luan ndeshje kualifikuese për Euro 2016 kundër Rumanisë, transmeton Indeksonline.