DW: Liderët e Ballkanit kërkojnë që shtetet e tyre të klasifikohen si “vende të sigurta”

  • 04 September 2015 - 20:04
DW: Liderët e Ballkanit kërkojnë që shtetet e tyre të klasifikohen si “vende të sigurta”

Përfaqësuesit e tri shteteve, Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë i kanë kërkuar që vendet e tyre të klasifikohet si vendet të sigurta të regjinës. Pas kësaj, s’ka më shanse azili në BE.

Vala e madhe e refugjatëve nga Lindja e Mesme ka shtyrë autoritetet në Bruksel që vendet ballkanike, Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi t’i fusin në radhët e shteteve “të sigurta të origjinës”. Kjo po ndodhë me qëllim që të ulet numri i refugjatëve ballkanik, edhe pse skepticizmi akoma vazhdon.

“Mali i Zi është një vend i sigurt origjine” tha Milo Gjukanoviq, kryeministri i Malit të Zi në një intervistë me gazetën Handelsblatt. Një klasifikim si “vend i sigurt origjine”, sikurse bën thirrje Gjermania, ka kohë që duhet të jetë i vlefshëm sipas Gjukanoviqit. “Pse largohen këta njerëz, kur ne të gjithë i kemi kaq mirë punët këtu?”, komenton me ironi gazeta “Vijesti” që botohet në Podgoricë, citon DW.

Edhe nga Kosova thuhet se kanë marrë mesazhe të ngjashme. I ngarkuari për Ballkanin i Parlamentit Evropian, David McAllister, tregon për një letër nga kryeministri kosovar Isa Mustafa, në të cilën thuhet: “Ne jemi për atë që Kosova të klasifikohet si vend i sigurt origjine në ligjit gjerman”. Në Kosovë, shkruan Mustafa nuk ka as persekutim politik, as torturë.

Për Shqipërinë mund të thuhet e njëjta gjë. Edhe aty politika bën thirrje që vendi të klasifikohet zyrtarisht si “vend i sigurt origjine”. Arsyet janë të qarta, aspirata e këtyre shteteve për t’u afruar me Bashkimin Evropian nuk përshtatet me stigmën e një vendi “të pasigurt”.

Për Bernd Mesovic nga Organizata gjermane të drejtat e njeriut Pro Asyl këto deklarata publike, janë megjithatë një skandal: “Ne nuk e pyesim as pushtetmbajtësin e Koresë së Veriut, nëse vendi i tij është një vend i sigurt origjine. Se sigurisht ai do të thotë po” deklaroi ai.

Ruzhdija Sejdoviq është një shkrimtar malazez i popullsisë rome dhe i njeh problemet e bashkatdhetarëve të ti. “Shumë romë në Mal të Zi janë të integruar mirë dhe kanë shoqatat e tyre kulturore dhe mundësi për të zhvilluar. Problemi, megjithatë, janë shumë romë të cilët kanë ardhur si refugjatë nga Kosova në Mal të Zi. Askush nuk kujdeset për ta, ata jetojnë pjesërisht në fushat e plehrave dhe sigurisht shumë prej tyre duan vetëm të largohen”, tha ai.

“Një klasifikim i Malit të Zi si një “vend i sigurt origjine “nuk do t’i ndalë këta njerëz për të kërkuar azil në Gjermani, mendon Sejdoviq.

Frank Hantke nga Fondacioni Friedrich Ebert në Tiranë, thotë se thirrjet e politikanëve gjermanë në shtypin vendas se nuk ka shpresa për azil shpesh ngjallin shpresa të rreme.

Ajo tha se shqiptarët edhe pse e dinë se më lehtë është të fitohet llotaria se sa të merren letrat në Gjermani, megjithatë e provojnë fatin. “Ndoshta mund të jenë ai njëri nga një mijë”, tha Hantke.

Problemi, sipas Hantkes, jo varfëria është faktor që nxit emigrimin e shumë shqiptarëve, por dhe sistemi politik në vend. “Është e zakonshme që vendet e punës jepet sipas përkatësisë partiake. Ata që humbasin punën pas zgjedhjeve kur fiton partia tjetër e ndjejnë veten si viktimë e persekutimit politik dhe kërkojnë azil”, deklaroi ajo, transmeton albinfo.ch.