SHBA-të mbështesin anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

  • 04 September 2015 - 20:08
SHBA-të mbështesin anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Kosova mori edhe një lajm të mirë në prag të mbledhjes së Bordit Ekzekutiv të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), që do t’i zhvillojë punimet më 3 tetor.

Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pranë UNESCO-s ka mbështetur zyrtarisht aplikimin e Kosovës për anëtarësim e në këtë organizëm të rëndësishëm ndërkombëtar.

Në llogarinë e misionit të SHBA-ve në UNESCO, në rrjetin social Twitter, është postuar një fotografi nga takimi i ambasadores amerikane Crystal Nix-Hines, me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi. Në tekst citohet ambasadorja Nix-Hines, e cila është shprehur se ka kënaqësinë t’ia shpreh zëvendësministrit Selimi mbështetjen e SHBA-ve për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.