Milaim Zeka, i druhet trazirave nga “patriotët horra”: Lum ata që kanë vdekur, mjerë ne që mbetem gjallë

  • 04 September 2015 - 20:58
Milaim Zeka, i druhet trazirave nga “patriotët horra”: Lum ata që kanë vdekur, mjerë ne që mbetem gjallë

Gazetari Milaim Zeka, përmes një postimi në Facebook, shpreh frikën se Kosova do të kaplohet nga trazirat. Shkrimi i tij, që shihet se është shkruar me një emocion ndryshe, bën apel që të mos “dëgjohen ata hajdutë e matrapazë që flasin në emër të popullit të Kosovës, në emër të patriotizmit, sepse patriotizmi u tregu deri më 12 qershor 1999”.

“A munden mu prite trazira ne Kosove?

Zakonisht vendet e varfera si Kosova, Maqedonia, Shqiperia, Mali i Zi, Bosnja e Serbia, ashte shume normale te presin trazira sociale, permes te cilave kerkohet ndryshimi i gjendjes se jeteses. Psh vende te reja pune, rritje te pagave, lirim te cmimit te rrymes, mbylljen e gropave, sherbime mjekesore, arsimim me cilesor, etj.

Kjo nuk ndodhe te asnjeri prej ketyre vendeve, sepse qe te gjithe vuajme nga mitologjia historike, krenaria dhe trimeria pa asnje mbulese.

Te gjithe ulemi prane tryezave te zbrazeta te bukes, e qesim nje gote raki perpara, me pak meze te prishur, dhe fillojme e flasim se sa trima kemi qene nder shekuj. Kur e zbrazim goten e dyte, harrojme cka kemi folur pak minuta me pare, e tash fillojme: serbet thojne se kane qene te perndjekur nga shqiptaret. Shqiptaret kane qene te perndjekur nga serbet dhe greket. Besa edhe nga malazezet, e keshtu me radhe.

Duke vajtuar ne kete menyre, dehemi e behemi rrote, duke harruar barkun e zbrazet e mezen e prishur.

Duke u nisur nga kjo injorance historike, formimi i Zajednices serbe, siperfaqesisht munde te behet rakia dhe mezja e Vetvendosjes, por qe ne fakt partite tjera, mund t i zgjasin pirujte e tyre shume me shume se VV, pasiqe, mendojne qe ta shtyjne pafundesisht krijimin e Gjykayes Speciale.

Po t i shikoni me vemendje protestat e organizuara para votimit te Gjykates, me te pazeshmit kane qene militantet e VV. Edhe tash, skenarist te se keqes per Kosoven, ata qe ja kane hanger mishin ketij vendi, edhe ja kane pire gjakun, pse ja hane edhe kockat, bashe palla nuk ju hane.

Madje, per t u dukur gjithecka bukur, kjo mezja e prishur, duhet mu mbrshtjelle me petkun patriotik kunder Zajednices.

Zajednica, ne asnje variant nuk e demton Kosoven me shume se sa keta qe e kane shkerdhy Kosoven qe 16 vjet. Zajednica nuk na ka shite mish te prishur. Zajednica nuk na shet nafte e benzin te perzier me uje. Zajednica nuk ka marre pjese ne privatizim, as ne ndertime pa leje, as ne shtruarjen e asfaltit si pete laknori.

Zajednica nuk ka ndertu shkolla qe ju bjen tavani, as nuk hyne neper spitale me i prishe aparaturat, as nuk na ka hap cdo 100 metra kolegje e univerzitete, vetem per ta zbutur papunesine, e per te krijuar analfabet me diploma.

Zajednica nuk na e ka hanger token ma pjellore te Kosoves me ndertime paushalle, as nuk na i ka ndote lumenjet e shkrete, e as nuk na i ka masakru pyjet tona.

Per mos me ju lodhe juve qe vertete e doni Kosoven, mos i degjoni patriotat horegji, ata qe e kane kthy Kosoven ne nje vend te pashprese. Mos i degjoni ata hajdut e matrapaz qe flasin ne emer te popullit te Kosoves, ne emer te patriotizmit, sepse patriotizmi u tregu deri me 12 qershor 1999.

Te jesh patriot mbas kesaj date, ashte dashte mos me kane hajdut dhe mos me sjelle Kosoven ketu ku e kane sjelle keta politikane, te djathte e te majte.

Shikojeni Sheshin Nena Tereze se sa here eshte shtruar?!!! Shikojeni asfaltin sa vrima e gropa i ka?!!! Kaq gropa e vrima i kane bere Kosoves, ne trup e ne shpirte!!!

Lum ata qe kane vdekur, mjerte ne qe mbetem gjalle!!!” (sic.), ka shkruar Zeka.