Aksidentohet rëndë motoçiklisti në Ferizaj, u përplas me derën e veturës (Foto)

  • 04 September 2015 - 21:30
Aksidentohet rëndë motoçiklisti në Ferizaj, u përplas me derën e veturës (Foto)

Një person ka marrë lëndime të rënda gjatë aksidentit me motoçikletë në rrugën Ahmet Kaçiku në Ferizaj.

Dëshmitarë në vendin e ngjarjes i kanë thënë Indeksonline se personi i aksidentuar ka qenë duke lëvizur afër parkingut, kur një ngasës afër e ka hapur derën e veturës, duke e goditur motoçiklistin.

Në vend të ngjarjes ka ndalë policia dhe ndihma e shpejt, derisa personi është dërguar në qendrën spitalore të Ferizajt.