Sot protestë në Prishtinë?

  • 05 September 2015 - 08:12
Sot protestë në Prishtinë?

Ende nuk dihet asgjë nëse do të ketë ose jo protestë sot për të cilën javën që shkoi ishte paralajmëruar nëpër rrjetet sociale nga organizatorë anonimë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci ka thënë dje se deri më tani policia nuk ka marrë ndonjë njoftim për ndonjë protestë.

Thirrja për protestë ishte bërë në rrjetin social Facebook ku u bëhej thirrje subjekteve opozitare, shoqërisë civile dhe mediave që të bashkohen në protestën e së shtunës me fillim në orën 14:00.

Megjithatë para dy ditësh është larguar nga Facebook-u thirrja e cila ishte ebashkangjitur bashkë me një fotografi, transmeton kp.

Të kontaktuar disa nga emrat e përmendur në këtë thirrje publike si nga ana e partive opozitare, shoqërisë civile dhe mediave, ata kanë thënë se nuk do të dalin në një protestë të cilës nuk i dihet organizatori.