11-vjeçari vret hajdutin

  • 05 September 2015 - 11:35
11-vjeçari vret hajdutin

Një djalosh i vogël qëlloi dhe vrau një hajdut, që kishte hyrë në shtëpi ndërsa ai ishte vetëm me motrën e tij më të vogël.

Ngjarja u regjistrua në SHBA.

11-vjeçari qëlloi vetëm një herë me pistoletë adoleshentin hajdut.

Ai kishte edhe një bashkëpunëtor.

Mësohet se të dy kishin tentuar edhe dy herë të tjera të hynin në shtëpinë e 11-vjeçarit.

Nëna e 11-vjeçarit është marrë në pyetje.

Ajo tha se armën e kishte blerë pasi kishte pasur disa herë tentativa për ta vjedhur shtëpinë e saj, përcjell mapo.

Por policia ka kërkuar të mësojë se përse i la fëmijët vetëm dhe përse fëmija kishte akses tek arma.