Më shumë azilkërkues shqiptarë se sirianë në Gjermani

  • 05 September 2015 - 11:48
Më shumë azilkërkues shqiptarë se sirianë në Gjermani

Gazeta gjermane “Die Welt” nëpërmes një grafikoni me 13 fakte, sjell një pasqyrë të numrit të refugjatëve në Gjermani. Siç figuron në grafikonin e “Die Wlet“, numri i azilkërkuesve për vitin 2015 ka tejkaluar çdo vit. Ndërsa, nëse llogariten bashkë azilkërkuesit nga Kosova dhe Shqipëria del të jetë pothuajse dy herë më i madh numri i tyre se i sirianëve, përcjell albinfo.ch.

Sipas “Die Welt”, shumica e refugjatëve vijnë nga Siria, me 20.3%. Pastaj vijnë ata nga Kosova, Shqipëria e Serbia me 17.9%; 13.6% dhe 6.3%.

Numri më i madh i azilkërkuesve thuhet të jenë myslimanë, 126.534, pastaj figurojnë të krishterët rreth 50 mijë dhe hindusët 2360 persona.

Një tjetër fakt interesant është se më shumë se gjysma e azilkërkuesve në Gjermani janë më të rinj se 25 vjeç.

Në përllogaritjet e “Die Welt” del se azilkërkuesit në Gjermani duhet të presin deri 5 muaj për përgjigje nga autoritetet./albinfo.ch/