Barnat e dyshimta rrezikojnë jetën e qytetarëve

  • 05 September 2015 - 13:34
Barnat e dyshimta rrezikojnë jetën e qytetarëve

Ilaçet pa banderola dhe kontrabandë, mjaft të shprehura në treg

Baftiu: Barnat kontrabandë kryesisht vijnë nga Serbia

Milaim Abdullahu, kryetar i Shoqatës së Distributorëve Farmaceutikë të Kosovës, thotë se tregu i zi luftohet vetëm nëse mjekët i përmbahen regjistrit të barnave

Shumë barna që qarkullojnë në treg janë pa banderola, ndonëse kjo nuk lejohet me ligj. Qytetarët janë ata të cilët e ngrenë zërin, sepse janë ata që më së shumti pësojnë nga kjo dukuri. Përveçqë mungojnë udhëzuesit në gjuhën shqipe, atyre u mungojnë edhe banderolat. Anita Hasani, një qytetare nga Prishtina, ka pohuar se barnat pa banderola po e dëmtojnë rëndë shëndetin e qytetarëve dhe se institucionet përgjegjëse nuk janë duke punuar asgjë në këtë drejtim.”Unë shoh se të gjitha barnat që tregtohen, apo që ne i kërkojmë, nuk janë me banderola dhe kjo për mua është e dyshimtë”, ka thënë ajo, duke shtuar se ky është një problem i kamotshëm, i cili nuk po gjen zgjidhje... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)