Kompanitë detyrohen të paguajnë 18 për qind për lëndën e parë

  • 05 September 2015 - 08:03
Kompanitë detyrohen të paguajnë 18 për qind për lëndën e parë

Zbatimi i pakos së re fiskale ua shton hallet bizneseve

AKB-ja dyshon se masat ligjore lënë hapësirë për korrupsion

"Ne kemi hasur në ndryshimet që i ka bërë Qeveria e Kosovës. Si prodhues këtë gëzim nuk e kemi, pasi për lëndën e parë ne sot duhet ta zhdoganojmë me 18 për qind. Në mëngjes herët i jemi drejtuar Administratës Tatimore të Kosovës, e cila kërkon 15 ditë para importit të lëndës së parë të njoftohet ATK-ja për lejen e importit për kontingjentin e lëndës së parë dhe të parashtrohen garancitë bankare që të lirohemi ne me 0 për qind", tha Sylejman Konushevci

Drejtuesit e ATK-së thonë se Administrata Tatimore e Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet që t'i ofrojë shërbimin e duhur biznesit që ata të kenë mundësi t'i shfrytëzojnë lirimet dhe të drejtat që parashihen me ligj. Nahit Sharku, ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të ATK-së, ka thënë se brenda pakos fiskale është bërë një sqarim i të gjitha proceduarave, ku janë eliminuar të gjitha keqkuptimet që kanë ekzistuar në raport me shfrytëzimin e legjislacionit tatimor. Sharku ka shtuar se për mosrespektim të pakos së re fiskale ATK-ja do të marrë të gjitha masat ndëshkuese dhe se janë të gatshëm për të eliminuar çdo mundësi të keqpërdorimit të saj. Ndërkaq, njohës të ekonomisë dhe fushës së drejtave të konsumatorëve dhe deputetë të Kuvendit vlerësojnë se ndryshimet e kanë gjetur të papërgatitur ATK-në. Deputeti Bali Muharremi është i mendimit se paraprakisht ka qenë dashur që të paktën për tre muaj të organizohen trajnime me stafin e ATK-së dhe bizneset për këto ndryshime. “ATK-ja nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe ekspertë të këtij profili që të monitorojnë abuzimet e ndryshme që po bëhen sidomos nga bizneset oligarkike me ndryshimet e TVSH-së”, theksoi ai... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)