Plagoset një person me armë zjarri në Klinë

  • 05 September 2015 - 14:39
Plagoset një person me armë zjarri në Klinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 14:05 në Klinë është arrestuar një person (shqiptar) pasi që, i njëjti dyshohet se në bashkë-veprim me dy të dyshuar tjerë ka plagosur me armë zjarri një person.

Viktima është dërguar në spitalin rajonal të Pejës për trajtim të nevojshëm mjekësor nën mbikëqyrje  policore, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njësit policore janë duke hetuar rastin. (Kosova Sot)