Jahjaga: HardhFest dëshmon traditën e lashtë të vreshtarisë

  • 05 September 2015 - 15:30
 Jahjaga: HardhFest dëshmon traditën e lashtë të vreshtarisë

Për festimin sa më të mirë të kësaj dite, janë përkujdesur ministria e bujqësisë, komuna e Rahovecit dhe shoqata e vreshtarëve.

Fillimi i kësaj feste u bë me prerjen e kalaveshit të rrushit nga presidentja Atifete Jahjaga, ministri Memli Krasniqi dhe kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi.

Afrim Sharku nga shoqata e vreshtarëve, me këtë rast u dëshiroi mirëseardhje të gjithë qytetarëve të Kosovës, në Rahovec për të festuar sa më mirë këtë festë. Sipas tij, kjo festë këtë vit është përgatitur në mënyrë madhështore.

11954659-1472280676432825-3902755919057896009-n

 

E pranishme në këtë festë ishte edhe presidentja Atifete Jahjaga. Ajo më këtë rast tha se kjo festë dëshmon traditë të lashtë të popullit të Kosovës për të filluar mbledhjen e bereqetit.

Kurse, i pari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, tha se këtë ditë Rahoveci hap dyert për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ministri i bujqësisë, Memli Krasniqi, i cili tha se këtë festë do ta transformojnë në festë të vërtetë, e cila ka traditë të lashtë.

11990609-1472282443099315-360034158528585335-n