Rama: Askush nuk është mbi ligjin, aq më pak deputeti

  • 05 September 2015 - 15:37
Rama: Askush nuk është mbi ligjin, aq më pak deputeti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reagua pas arrestimit të deputetit i cili vije nga radhët e Partisë Socialiste, Armando Prenga.

Rama me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se askush nuk është mbi ligjin, kurse ngjarja në Laçit sipas tij, kërkon ndëshkim.

“Askush nuk është mbi ligjin, aq më pak deputeti! Ngjarja e Laçit kërkon ndëshkim të plotë ligjor. Koha e të paprekshmëve ka ikur bashkë me Saliun”, shkroi kryeministri, transmeton lajmi.net.

Policia e Shqipërisë, sot ka arrestuar deputetin, Armando Prenga, i cili u përfshije në një konflikt me të shtëna armësh ku mbeten 7 të plagosur.

Mbi deputetin Armando Prenga, tashmë të arrestuar, rëndojnë akuzat e plagosjes së rëndë me dashje, armëmbajtje pa leje dhe kanosje serioze për vrasje.