CT-ja vazhdon të jetë jashtë funksionit!

  • 05 September 2015 - 15:50
CT-ja vazhdon të jetë jashtë funksionit!

Anomalitë në spitalin rajonal “Isa Grezda” të Gjakovës

Dyshimet vazhdojnë, pësojnë pacientët

Zyrtarët e spitalit të Gjakovës kanë dyshuar në pohimin e kompanisë mirëmbajtëse se CT-ja ka defekt në pjesën më të shtrenjtë të saj, në tubin, prandaj kanë kërkuar ekspertizë të ekspertëve të autorizuar, kështu që tash e 3 muaj ky aparat është jashtë funksionit

Shumë herë kemi pasur rast të dëgjojmë se pacientëve kosovarë u rekomandohet të shkojnë për kurim në Tiranë, në Shkup apo në ndonjë qendër tjetër të rajonit ose edhe më larg. Dhe, arsyetimi kujdestar për këtë është – ata kanë pajisje më të sofistikuar mjekësore. Në një varfri evidente që po mbretëron në Kosovë, kjo nuk çudit, por çudit, befason dhe dëshpëron e dhëna se edhe atëherë kur ia dalim të sigurojmë ndonjë aparat të shtrenjtë e të sofistikuar, ata shpesh janë jashtë funksionit dhe nuk janë në shërbim të pacientëve! Kështu po ndodh në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, ku tash e tre muaj është ashtë funksionit aparati për tomografi të kompjuterizuar, në opinion më i njohur me shkurtesën CT!... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)