Austria: Evropa “të hapë sytë” për kaosin e krijuar nga kriza e imigracionit

  • 05 September 2015 - 16:53
Austria: Evropa “të hapë sytë” për kaosin e krijuar nga kriza e imigracionit

Shefi i diplomacisë austriake, Sebastian Kurz i kërkoi sot Bashkimit Evropian ”të hapë sytë” duke theksuar se transportimi me autobusë i mijëra imigrantëve nga Hungaria deri në kufirin austriak tregon se deri në çfarë pike është kaosi në Evropë në këto momente.

 “Edhe pse, falë Zotit, ky problem u arrit të zgjidhej dje në mbrëmje, duhet të hapim sytë se deri në çfarë pike është kaosi në Evropë në këto momente”, deklaroi ministri Sebastian Kurz pas mbërritjes në një takim të BE-së në Luksemburg.

“Shpresoj që kjo t’i zgjojë drejtuesit evropianë sepse kjo nuk mund të vazhdojë më kështu”, shtoi ai.

Austria po përgatitet të presë mijëra persona të bllokuar në Hungari, që ka vendosur dje në mbrëmje t’i transportojë nëpërmjet 100 automjeteve drejt pikave kufitare austriake për t’i dhënë fund një situate të vështirë, veçanërisht në stacionin e trenit të Budapestit.