Persona të armatosur ekzekutojnë 13 pasagjerë në Afganistan

  • 05 September 2015 - 17:21
Persona të armatosur ekzekutojnë 13 pasagjerë në Afganistan

Disa persona të armatosur ekzekutuan sot 13 pasagjerë që ndodheshin në dy automjete në provincën Balkh në veri të Afganistanit, në çastet kur presidenti Ashraf Ghani po merrte pjesë në një konferencë donatorësh ndërkombëtarë në Kabul.

 “Personat e armatosur i ndaluan dy automjetet, i rreshtuan të gjithë pasagjerët dhe i vranë”, deklaroi Jafar Haidari, guvernator i distriktit të Zari, ku ndodhi sulmi.

“Ata nuk vranë vetëm një grua që ndodhej në një nga dy automjetet dhe të gjitha viktimat ishin anëtarë të minoritetit etnik Hazaras”, shtoi ai.

Kjo ngjarje ndodhi në një moment kur presidenti afgan u kërkonte donatorëve ndërkombëtarë të vazhdonin ndihmën e tyre për këtë vend të plagosur që duhet të përballet me sfidat në fushën e sigurisë dhe ekonomisë.