E kërkuara nga Interpoli bënë fushatë në Fushë Kosovë (Foto)

  • 05 September 2015 - 17:30
E kërkuara nga Interpoli bënë fushatë në Fushë Kosovë (Foto)

Ish-drejtoresha e PTK-së, e kërkuara nga Interpoli dhe e dënuar në mungesë për shpërdorim të detyrës zyrtare, Leme Xhema, pritet të vijë nesër në Fushë Kosovë, për të kërkuar votën e banorëve të Medvegjës, të cilët aktualisht jetojnë në Fushë Kosovë, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 13 shtator në Medvegjë, ku ajo është kandidate për këshilltare komunale. 

Koalicioni PVD – UDSH për Medvegjën, njofton se nesër (më 6 shtator) në orën 12:00, do të mbajë tubim promovues zgjedhor në Shtëpinë e Kulturës në Fushë Kosovë, për zgjedhjet lokale në Komunën e Medvegjës.

Në listën e kandidatëve për këshilltarë komunalë të këtij koalicioni është edhe Leme Xhema, e kërkuara nga Interpoli dhe e dënuara në mungesë për shpërdorim të detyrës zyrtare, raporton Telegrafi.

Në njoftimin e lëshuar nga Shtabi Zgjedhor i koalicionit PVD – UDSH, e në të cilin janë: Rexhep Abazi Leme Xhema, Hamdi Halimi, Fadil Selmani, Llukman Halili dhe Ajet Duli, u bëhet ftesë qyetarëve të Fushë Kosovës që të marrin pjesë në tubimin promovues, ku do të shpaloset programi zgjedhor i këstij koalicioni për zgjedhjet lokale në komunën e Medvegjës, që do të mbahen më 13 shtator.

Leme Xhema ishte drejtoreshë shumëvjeçare e PTK-së. Ajo më 2011 u dënua me tre vjet heqje lirie nën akuzën për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe hyrjes në kontratë të dëmshme.