Pas Thaçit, edhe PDK e vlerëson pozitivisht Putinin

  • 12 November 2018 - 18:24
Pas Thaçit, edhe PDK e vlerëson pozitivisht Putinin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e ka komentuar takimin e presidentit Thaçi me presidentit kontravers rus, Vladimir Putin.

Ai ka thënë se është lajm të jashtëzakonshëm që Kosova është përfaqësuar në atë ngjarje. Madje, ai ka theksuar që është lajm pozitiv takimi i Thaçit me Trumpin dhe Macronin.

Më tej, Veseli ka thënë që shpreson që takimi me Putinin do të zbus qëndrimet e shtetit rus kundër Kosovës.  Biles, Veseli ka deklaruar që Rusia tashmë ka reflektuar pozitivisht në këtë drejtim.

 

(Kosova Sot)