Veseli deklarohet rreth nismës së LDK’së dhe Listës Serbe për rrëzim të qeverisë

  • 12 November 2018 - 18:34
Veseli deklarohet rreth nismës së LDK’së dhe Listës Serbe për rrëzim të qeverisë

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka komentuar deklaratat e Listës Serbe që do t’i sigurojnë votat e nevojshme për rrëzimin e qeverisë. Duke folur për atë që tha kreu i LDK’së për këtë çështje, Veseli tha se duhet të shikohet fillimisht interesi nacional.

 

Deklaratat e Listës Serbe se do të japin votat e nevojshme për të rrëzuar qeverinë që udhëheq Ramush Haradinaj pas vendosjes së taksës prej 10%, Kadri Veseli i ka komentuar duke thënë se nuk duhet të shfrytëzohen këto deklarata nga partitë opozitare pasi që fillimisht këto parti duhet të shohin interesin nacional.

“Po flasim për një qëndrim nacional, i cili do të jetë si sot si nesër si pasnesër ne jemi bashkuar për mbrojtjen e kushtetutshmërisë, dhe për një rast se hiq nuk më bën përshtypje sepse duhet të ishim bashkërisht në këtë rast”, tha Veseli.

Duke shtuar se gjithsecili mund të bashkohet me Listën Serbe, ai tha se momentalisht kjo gjë nuk ka relevancë.

“Duhet ta dijë secili le të bëhen bashkë me Listën Serbe dhe me këdo le ta bëjnë mocionin kjo është çështje që në këtë moment nuk ka fare relevancë, relevancë duhet të ketë shteti i pavarur dhe sovran”, përfundoi ai.

 

(Kosova Sot)