Ish-udhëheqësit e Katalonjës detyrohen të paguajnë 4.9 milionë euro për referendumin

  • 12 November 2018 - 18:56
Ish-udhëheqësit e Katalonjës detyrohen të paguajnë 4.9 milionë euro për referendumin

Artur Mas, presidenti i Katalonjës nga viti 2010 deri në 2016, u dënua sot në Spanjë për të paguar 4,9 milionë euro të shpenzuara për organizimin e një konsultimi popullor për pavarësinë e këtij rajoni në vitin 2014.

Gjykata e Auditimit vendosi që Artur Mas dhe nëntë anëtarë të tjerë të qeverisë rajonale ishin përgjegjësit e pagesës së shpenzimeve të konsultimit që u zhvillua më 9 nëntor 2014, pavarësisht një urdhri të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas këtij vendimi, i cili mund të apelohet, qeveria katalane shpenzoi në atë periudhë 4.946.788 kryesisht për krijimin e një web-i, për blerjen e 7.000 kompjuterave, për printimin e fletëve të votimit dhe zarfeve dhe kryerjen e një fushate informuese.

”Të dhjetë personat e dënuar duhet të paguajë bashkërisht këtë shumë në masën e mundësive të gjithsecilit por në fund të fundit Artur Mas Gavarro është përgjegjësi i shumës së përgjithshme, pasi ishte drejtuesi më i lartë i qeverisë rajonale’’, vendosi Gjykata.

 

(Kosova Sot)