Abazi:Kosova duhet t'i rishikojë të gjitha marrëveshjet e arritura me Serbinë

  • 12 November 2018 - 18:59
Abazi:Kosova duhet t'i rishikojë të gjitha marrëveshjet e arritura me Serbinë

Njohësi i çështjeve ekonomike e financiare, Milazim Abazi, për gazetën "Kosova Sot" thotë se Kosova duhet të rishikojë Marrëveshjen me CEFTA-n e ndoshta edhe të dalë fare nga kjo nëse ndihet e pabarabartë apo edhe humbëse."Kosova duhet t'i rishikojë edhe të gjitha marrëveshjet e arritura me Serbinë në Bruksel, sidomos atë të 19 prillit 2013 dhe atë të 2015, që ka të bëjë me Asociacionin e Komunave Serbe, e që e ka atakuar edhe Gjykata Kushtetuese. Prandaj, nuk mundet që Kosova vazhdimisht të dëmtohet e Serbia të fitojë vazhdimisht", është shprehur ai. 

 

 

(Kosova Sot)