Kelmendi:Po të kishim popull, nuk do të na imponoheshin këta sundimtarë

  • 12 November 2018 - 19:01
Kelmendi:Po të kishim popull, nuk do të na imponoheshin këta sundimtarë

Veprimtari Ibrahim Kelmendi theksoi për "Kosova Sot" se sipas tij, angazhimi i Baton Haxhiut si opinionbërës krijon mundësinë të keqkuptohet se duhet ta kenë angazhuar ata."Meqë karremi i 'korrigjimit të kufijve' dhe 'bashkëngjitjes së Luginës...' nuk u kapi 'peshq' sa dëshironin, tani ky plasoi karremin e 'bashkimit të Kosovës me Shqipërinë', respektivisht 'konfederatës'. Mënyra si po e plason krijon mundësinë e dyshimit se kjo luftë speciale e ka burimin nga e njëjta 'kuzhinë'. Deri tani akuzonin ata që ishin 'kundër' bashkëngjitjes së Luginës..., tani ky po akuzon frikën e "kosovarëve" nga bashkimi me Shqipërinë. Mbaj mend kur thoshte Jusuf Gërvalla se edhe shërbimet sekrete jugosllave po e mbajnë të gjallë frymën për çlirim të Kosovës, duke sajuar organizata 'patriotike' për t'i identifikuar e burgosur patriotët. Ndoshta edhe kjo 'ideja' e Batonit po na e rikujton se bashkimi me Shqipërinë është një dëshirë dhe qëllim. 'Popullin' ta lëmë rehat se i ka hallet e rrojtjes se tij, nuk po e shqetësojnë 'fiskulturat' e marionetave dhe kuislingëve. Po të kishim popull, nuk do të na imponoheshin kësi sundimtarësh dhe 'këshilltarësh", theksoi Ibrahim Kelmendi për "Kosova Sot".

 

 

(Kosova Sot)