Fregata norvegjeze fundoset në det pas përplasjes me naftëmbajtësin grek

  • 12 November 2018 - 19:43
Fregata norvegjeze fundoset në det pas përplasjes me naftëmbajtësin grek

Një aksident detar, më i madhi në 50 vitet e fundit, është regjistruar në Detin e Veriut ku një fregatë norvegjeze është fundosur në ujë pas përplasjes me një naftëmbajtëse greke.

Edhe pse shpesh herë luftanijet janë përplasur me çisterna nafte, ky është aksidenti i parë që për fat të mirë nuk shkaktoi viktima.

Mësohet se fregata ka injoruar njoftimet e  anijes greke. Pas përplasjes, fregata norvegjeze u fundos në det.

 

Të 137 anëtarët e ekuipazhit u evakuuan nga anija, ndërsa 8 persona mbetën të plagosur.

Image

 

 

(Kosova Sot)